27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vrasja e vajzës së aleatit të Putinit/ Mediat publikojnë fakte të reja: “Makina është monitoruar dhe lëvizja e saj është kontrolluar”

Makina bombë që vrau Darya Dugina, vajza e ideologut ultra-nacionalist rus Aleksandër Dugin, u shpërthye nga distanca, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

“Tani është vërtetuar se bomba në makinën e Dugina-s është shpërthyer nga distanca. Me sa duket, makina është monitoruar dhe lëvizja e saj është kontrolluar”, tha për TASS një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili nuk u emërua.

Babai i zonjës Dugina është një filozof, i cili vlerësohet si arkitekti ose “udhërrëfyesi shpirtëror” i pushtimit rus të Ukrainës.

Ai thuhet se ka ndikim të rëndësishëm mbi presidentin rus Vladimir Putin dhe është përshkruar si “truri i Putinit”.

Një mik i zonjës Dugina i tha TASS se ai besonte se babai i saj ishte objektivi i synuar i shpërthimit, ose ndoshta të dy, pasi makina i përkiste z. Dugin.

 

“Është makina e babait të saj. Dasha (Darya) drejton një makinë tjetër, por ajo drejtoi makinën e tij dhe Aleksandri shkoi veçmas,” tha Andrei Krasnov, kreu i lëvizjes sociale Russky Gorizont (Horizonti rus) dhe një i njohur personal i familjes së Dugina për TASS.

 

Zonja Dugina, një komentatore politike ruse dhe redaktore e një faqe interneti dezinformuese të quajtur United World International, vdiq pasi një bombë e vendosur në një makinë që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës të shtunën në mbrëmje.

Detajet e shpërthimit janë duke u hetuar aktualisht nga Komiteti Hetimor Rus.

Më herët, zyrtarët rusë thanë se 400 gramë TNT u përdorën në shpërthim dhe se “pajisja shpërthyese ishte ngjitur nën Jeep në anën e shoferit”, raportoi TASS të dielën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...