27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Vrasje në Lezhë: 65-vjeçari gjendet i pajetë me plagë armësh zjarri

Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pllanë këtë pasdite, ku një 65-vjeçar është gjetur i vrarë pranë bregut të lumit Mat. Viktima është identifikuar si Gjergj Tusha, banues në fshatin Pllanë.

Sipas njoftimeve të Policisë, rreth orës 14:40, vajza e të ndjerit raportoi humbjen e kontakteve me babanë e saj. Menjëherë u organizuan kërkime intensive nga shërbimet e Policisë. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 17:30, pranë hidrovorit në Talë, duke shfaqur shenja dhune dhe një plagë që dyshohet të jetë nga armë zjarri.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve. Ndërkohë, Forcat e Policisë dhe Njësia Speciale e Forcës Kombëtare të Sigurisë po kryejnë kontrolle intensive në zonë.

Hetimi vazhdon dhe autorët e mundshëm janë ende të paidentifikuar. Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ky është burri im”, Taylor Swift shpërthen në festë për touchdown-in e Travis Kelce...

0
Taylor Swift u shfaq e emocionuar në tribunat e stadiumit Arrowhead, teksa festoi touchdown-in e bashkëshortit të saj, Travis Kelce, gjatë ndeshjes së Kansas...

Sherr me thikë në Pogradec, plagoset një person në shpatull

0
Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur një person. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht...

E ngatërroi me një dre dhe e qëlloi për vdekje, 39-vjeçarja nënë e 5...

0
Një 39-vjeçare, nënë e pesë fëmijëve, është vrarë tragjikisht në Delaware të SHBA-së, pasi një 74-vjeçar dyshohet se e qëlloi me armë zjarri, duke...

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...