Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ku një 15-vjeçar është vrarë me thikë. Viktima është identifikuar si Emiljano Gjoni, i cili u gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar i rastit, i cili e dërgoi menjëherë në spital. Fatkeqësisht, i mituri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Sipas informacioneve paraprake, 15-vjeçari u vra nga një bashkëmoshatar, me të cilin kishte njohje. Dëshmitarët okularë janë marrë në pyetje, dhe policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të ndihmuar hetimet. Autori është identifikuar dhe forcat e policisë po kryejnë kontrolle në banesën e tij dhe në zonën përreth për të bërë të mundur arrestimin e tij.
Policia e Shkodrës njoftoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen “Skenderbeg”, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.