14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vrasje tronditëse në Tiranë – kuzhinieri 34-vjeçar goditet për vdekje nga kolegu në një lokal në Komunën e Parisit

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një konflikt mes kolegësh ka përfunduar tragjikisht.

Viktima është Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili u qëllua me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në ambientet e lokalit “City Lounge”, në zonën e Komunës së Parisit, ku të dy punonin – njëri si kuzhinier, tjetri si picier.

Sipas burimeve, pas një debati për motive të dobëta, Shehu ka nxjerrë një thikë kuzhine dhe e ka goditur tre herë 34-vjeçarin, duke e lënë të plagosur rëndë. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme dhe transportit drejt spitalit, Ismaillari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Hetimet paraprake tregojnë se konfliktet mes dy kolegëve kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa 41-vjeçari ka deklaruar se ishte bullizuar nga viktima.

Autori është arrestuar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe motivet që çuan në këtë akt të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...