24.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Vuçiq kërcënon me ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, ekspertët serbë: “Jorealiste dhe me pasoja serioze”

Deklarata e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër ka shkaktuar reagime edhe në Serbi, ku ekspertë dhe analistë e kanë cilësuar idenë si jorealiste, të kushtueshme dhe me pasoja të mundshme serioze për mjedisin dhe banorët e Kosovës.

Vuçiq e përmendi ndryshimin e rrjedhës së Ibrit si kundërpërgjigje ndaj masave të autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetit serb. Ai deklaroi se Beogradi mund të ndërmarrë një hap të tillë dhe njoftoi për formimin e një grupi pune me inxhinierë dhe ekspertë për të shqyrtuar mundësinë e realizimit të projektit.

Megjithatë, profesori në pension i inxhinierisë hidraulike dhe hidrologjisë, Jovan Despotoviq, e konsideron praktikisht të parealizueshme një ndërhyrje të tillë në një periudhë të shkurtër.

Sipas tij, ndryshimi i rrjedhës së Ibrit do të kërkonte punime të mëdha infrastrukturore, përfshirë tunele dhe diga, ndërsa një projekt i tillë do të binte ndesh edhe me rregulloret evropiane.

Ekspertët paralajmërojnë pasoja ekologjike

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për pasoja të mundshme ekologjike, pasi ndërhyrja në rrjedhën natyrore të lumit mund të ndikonte në të gjithë pellgun e Ibrit.

Kryetari i Bordit Drejtues të Forumit për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janiq, e ka cilësuar deklaratën e Vuçiqit si një rikthim te idetë nacionaliste serbe të viteve ’80.

Sipas Janiqit, ndryshimi i rrjedhës së Ibrit ishte diskutuar që në vitet 1983–1985 dhe ishte i lidhur me ide nacionaliste për Kosovën.

Në një deklaratë për Deutsche Welle, ai tha se sot kjo ide nuk paraqet një zgjidhje reale për ndonjë problem, por më shumë një projekt ideologjik dhe propagandistik, që synon të krijojë tensione dhe frikë në rajon.

Janiq theksoi se një kërcënim i tillë nuk është realist, duke pasur parasysh përmasat e projektit dhe kohën që do të kërkonte realizimi i tij.

“Nuk do të dëmtonte vetëm shqiptarët”

Sipas Janiqit, një ndërhyrje në Ibër nuk do të dëmtonte vetëm shqiptarët, por të gjithë banorët e Kosovës, përfshirë edhe komunitetin serb.

Ai vlerësoi se realizimi i një projekti të tillë do të kërkonte dekada dhe do të sillte pasoja për të gjithë banorët e Kosovës.

Janiq paralajmëroi gjithashtu se deklarata të tilla mund të dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të Serbisë dhe të ngrenë pikëpyetje për besueshmërinë e saj si partnere.

Edhe lideri i partisë opozitare SRCE, Zdravko Ponosh, e ironizoi deklaratën e Vuçiqit, duke thënë se para projekteve të mëdha, presidenti serb duhet të merret me problemet e ujërave të zeza në Borça të Beogradit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vaksina personale kundër kancerit jep rezultate premtuese, Merck dhe Moderna një hap më pranë...

0
Një vaksinë eksperimentale e personalizuar kundër kancerit, e zhvilluar nga Moderna dhe Merck, ka dhënë rezultate fillestare pozitive në një provë klinike të Fazës...

Konflikti për motive banale në Delvinë, u plagos me thikë 49-vjeçari – dyshohet për...

0
Një konflikt i nisur disa ditë më parë në Sarandë ka përshkallëzuar dje në Delvinë, ku 49-vjeçari Xhike Hita mbeti i plagosur pas një...

Sherr për motive të dobëta, plagoset me mjet të fortë 49-vjeçari në Delvinë

0
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 49-vjeçari mesditën e sotme në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, në...

Rekord në Gjermani, rreth 14 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë verës

0
Gjermania ka regjistruar rreth 14 mijë vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë kësaj vere, një rekord i ri që vjen pas një serie valësh...

Grindje e dhunshme, shqiptari hidhet me makinë në port bashkë me gruan: shpëtojnë të...

0
Një shqiptar 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga karabinierët në Itali, pasi dyshohet se u hodh me makinë në ujërat e portit të Cattolica-s...