24.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Grindje e dhunshme, shqiptari hidhet me makinë në port bashkë me gruan: shpëtojnë të dy, ai arratiset

Një shqiptar 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga karabinierët në Itali, pasi dyshohet se u hodh me makinë në ujërat e portit të Cattolica-s së bashku me gruan e tij, pas një grindjeje të dhunshme mes tyre.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, rreth orës 16:00, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin në port.

Sipas raportimeve të mediave italiane, çifti ndodhej në një Volkswagen Golf kur, pas një konflikti të ashpër, 45-vjeçari, banues në San Giovanni in Marignano, dyshohet se e drejtoi automjetin me shpejtësi drejt kalatës dhe u përplas me ujërat e portit.

Nga përplasja, dyert e automjetit u hapën dhe, ndërsa Golf-i po fundosej, burri dhe gruaja arritën të dilnin nga kabina.

Disa persona që ndodheshin pranë portit u hodhën në det dhe ndihmuan çiftin të dilte në breg.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat e 118-s, zjarrfikësit, karabinierët dhe efektivët e Kapitenerisë së Portit. Personeli mjekësor u dha ndihmën e parë të dyve.

Por situata mori një tjetër kthesë pak më vonë. Sapo u përmend, shqiptari 45-vjeçar u largua mes shkëmbinjve dhe humbi gjurmët. Karabinierët kanë nisur kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Gruaja, një 40-vjeçare italiane, e cila ndodhej në gjendje shoku pas ngjarjes, u transportua në spital. Sipas informacioneve të para, ajo nuk është në rrezik për jetën.

Ishte arrestuar një ditë më parë

45-vjeçari ishte i njohur për forcat e rendit. Vetëm një ditë para ngjarjes, ai ishte arrestuar nga karabinierët për rezistencë ndaj autoriteteve, pas një tjetër konflikti me gruan.

Ndërkohë, vijojnë operacionet në port për nxjerrjen e Volkswagen Golf-it nga ujërat, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në konfliktin mes çiftit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet emri i shqiptarit që i dha fund jetës në burgun e Spanjës

0
Është bërë publik emri i shqiptarit që dy ditë më parë i dha fund jetës në një burg të Spanjës. Bëhet fjalë për Jurgen...

Gaza mbetet vendi më vdekjeprurës për punëtorët humanitarë: 186 të vrarë në 2025

0
Gaza ishte sërish vendi më vdekjeprurës në botë për punëtorët humanitarë, për të tretin vit radhazi, me 186 persona të vrarë gjatë vitit 2025,...

I shpallur i pafajshëm për shkak të sëmundjes mendore, i akuzuari për vrasje largohet...

0
Një shtetas taxhik, i shpallur i pafajshëm për shkak të sëmundjes mendore në një çështje vrasjeje, është larguar nga Shtetet e Bashkuara pasi kishte...

“Kam humbur besimin tek ju”/ Nënkryetari i FIFA-s shpërthen ndaj Infantinos: “Lidershipi juaj është...

0
Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit dhe nënkryetari i FIFA-s, Sándor Csányi, ka kritikuar ashpër presidentin e organizatës, Gianni Infantino, duke vënë në pikëpyetje...

Rrjoll/ 24-vjeçari humb jetën pasi bie nga gomonia dhe goditet nga helika

0
Një aksident tragjik ujor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Rrjollit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë...