19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Wanda Nara tregoi për herë të parë si e zbuloi leuçeminë dhe ku do të kurohet

Një ditë pasi mbaroi transmetimi i “MasterChef Argentina”, drejtuesja e këtij emisioni, Wanda Nara, u përgjigj për sëmundjen nga e cila vuan. Ajo u rrëfye në “Telefe Noticias”, ku konfirmoi se do ta vazhdojë trajtimin mjekësor në Buenos Aires, më saktë në spitalin “Fundaleu”, ku shërbimi ofrohet saktësisht njësoj siç do të bënin në Milano apo Paris.

Nga Stambolli i Turqisë, në dialog me Cristina Pérez dhe Rodolfo Barilin, gruaja e Mauro Icardit deklaroi: “Ishte një tronditje për të gjithë familjen. Ishte shumë e papritur. Dyshoj nëse duhet të flas apo jo për këtë, sepse ndonjëherë njerëzit mendojnë se po luaj, sëmundja nuk është aq reale. Sidoqoftë, unë kurrë nuk do të luaja me një çështje shëndetësore. Shëndeti është kufiri”.

Në orët e para të së mërkurës, sipas kohës së Stambollit, Wanda foli me drejtuesit e “Telefe Noticias” nëpërmjet video-telefonit, nga pallati ku jeton me bashkëshortin, dy vajzat e tyre dhe dy fëmijët më të mëdhenj, që kishte me Maxi López, pasi më i madhi, Valentino, qëndroi në Argjentinë sepse luan në rangun e ulët të River Plate dhe merr pjesë në një turne që përfundon nëntorin e ardhshëm.

“Dje pamë finalen e ‘MasterChef’ këtu dhe filluam të festojmë, – shtoi Wanda, duke kujtuar se kur regjistroi fundin e ciklit, filloi të qante, e emocionuar, sepse ishte e suksesshme në punën e saj si mikpritëse. – Santiago Del Moro (ish-prezantuesi i ‘reality shoëw’-t) e kishte vendosur stekën shumë lart. Jam mundur të tregohem ashtu siç jam: 110 për qind Wanda”.

Më pas intervista iu kthye temës së shëndetit të saj: “Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Një të premte mbarova regjistrimin e ‘MasterChef’, të dielën shkova në Martín Fierro dhe më pas bëra ca analiza rutinë para se të udhëtoja. Ishte tronditëse kur mjekët më thanë se nuk mund të udhëtoj me avion.

Ishte një tronditje për të gjithë familjen. Ishte shumë e papritur. Kur më pyetën nëse do ta denoncoja personin që zbuloi në media sëmundjen time, thashë jo. Nuk do të gjykoj askënd, sepse padyshim që unë kam punuar në këtë biznes që kur kam qenë shumë e re. Mediat, duam apo jo, këtë punë kanë, të japin lajme sensacionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...