31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

WWF për klimën: Një e pesta e popullsisë në Evropë mund të ndjejë mungesën e ujit deri në vitin 2050

Një analizë e re e Organizatës Botërore për Mbrojtje të Natyrës (WWF) vlerëson se 17 për qind e popullsisë së Evropës dhe 13 për qind e prodhimit bruto vendor (PBV) mund të përballen me rreziqe të larta deri në ekstreme të mungesës së ujit deri në vitin 2050.

Kjo situatë mund të shmanget nëse qeveritë dhe kompanitë nuk ndërmarrin masa urgjente për përforcimin e qëndrueshmërisë së shoqërive dhe ekonomive, veçanërisht përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

Analiza e re e WWF ofron pamje të qartë për rajonet më të rrezikuara nga mungesa e ujit.

Edhe pse vendet e rajonit bien në kategorinë me rrezik të ulët, çdo ndryshim drastik në kontinent në fund mund të ndikojë në ekonominë e të gjitha vendeve.

Katër lumenjtë më të rëndësishëm në kontinentin evropian (Danubi, Po, Rajna dhe Visla) përballen me nivele të ulëta rekorde, duke kërcënuar biznesin, industrinë, bujqësinë, madje edhe furnizimin me ujë të pijshëm të komuniteteve.

Analiza e re tregon se Evropa do të jetë edhe më e nënshtruar ndaj thatësirës dhe mungesës së ujit dhe jep një pamje të qartë të rajoneve me rrezik më të lartë.

“Thatësirat në Evropë nuk duhet të tronditin askënd: hartat e rrezikut të ujit tashmë prej kohësh kanë treguar përkeqësimin e mungesës së ujit në të gjithë kontinentin. Ajo që duhet të tronditë të gjithë është se qeveritë, kompanitë dhe investitorët evropianë vazhdojnë të mbyllin sytë para rreziqeve lidhur me ujin sikur të zgjidhen vetë, por nuk ka”, theksoi drejtoresha ekzekutive e WWF, Adria Natasha Kalauz.

Analiza e rrezikut të ujit të WWF përfshin mbarë Europën, por thekson vendet që me gjasë do të përballen me rreziqet më të mëdha deri në vitin 2050 si Greqia, ku 82 për qind e popullsisë dhe PBV-së do të mund të vijnë nga zona me rrezik të lartë ose ekstrem.

Ndërkohë, tre të katërtat e popullsisë dhe PBV-së në Spanjë mund të përballen me rrezik të lartë, ndërsa qytetet në pellgun e lumit Guadalkivir (Sevila, Mursia, Granada dhe Kordoba) pritet të përjetojnë rrezikun më të madh të mungesës deri në vitin 2050.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...