28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Xavi Hernandez rikthen Barcelonën e magjishme,Reali në ditë të vështira

Xavi Hernandez rikthen Barcelonën e magjishme, atë Barcelonë që shënon, dëfren dhe fiton me prepotencë ndaj ekipeve më të forta.

“Blaugranat” shkatërruan 0-4 Realin e Madridit në “El Clasico”, duke të kujtuar atë skuadër mahnitëse me Xavin, Iniestën e Messin në fushë. Pa Karim Benzemanë, që mungonte për arsye dëmtimi, “Los Blancos” ishin tjetër skuadër në fushë, pa atë forcë goditëse dhe mbi të gjitha pa mentalitetin e duhur për të përballuar sfidat e mëdha.

Që në minutat e para Barcelona u shfaq shumë e rrezikshme, me qarkullim të dendur dhe të saktë të topit, por Ferran Torresit i mungoi saktësia. Reali u kundërpërgjigj me Valverden dhe Vinicius, por ter Stegen ishte në ditën e tij më të mirë.

Takimi u zhbllokua në minutën e 29-të nga Aubaeyang, që u shërbye saktë nga Dembele. Vetëm nëntë minuta më vonë sërish Dembele nga djathta krosoi saktë në qendër për Araujon, që “nguli” topin në rrjetë me kokë, 0-2.

Barcelona ishte padrone e fushës, e ndihmuar edhe nga çlirimi psikologjik. Sapo nisi pjesa e dytë FerranTorres shënoi të tretin pas një kombinimi perfekt me Aubameyang, ndërsa gjashtë minuta më vonë Ferran i ktheu “borxhin” me asistimin për golin e 0-4. Në minutat e mbetura loja ishte e hapur, por “blaugranat” nuk i shfrytëzuan si duhet hapësirat e krijuara për të fitore më të thellë.

Barcelona me këtë sukses shkon në kuotën e 54 pikëve, në vendin e tretë, me 12 pikë më pak se Reali, por diferenca do të bëhej nëntë pikë nëse “blaugranat” fitojnë edhe ndeshjen e prapambetur. Gjithsesi, nuk mund të thuhet ende se gara për titullin e La Ligas është rihapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...