8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Yuri Kim njeh Alibeajn si kryetar të komanduar të PD/Komisioni i RIthemelimit mbledhje në seli

Komisioni i Rithemelimit ka thirrur një mbledhje në selinë e PD-së mesditën e sotme, rreth orës 13:00, ku pritet që të diskutohet mbi zhvillimet e fundit politike.

Në fokus të kësaj mbledhje pritet që të jetë qëndrimi që do të mbahet në raport me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila gjatë ditës së djeshme pati një takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e njeh si kryetar të komanduar të PD-së.

Nga ana tjetër sot Gjykata e Tiranës zbardhi vendimin e datës 25 Mars, i cili njeh si të ligjshëm Kuvendin e 11 Dhjetorit, dhe si organ drejtues të PD-së Komisionin e Rithemelimit.

Në vendim thuhej se gjyqtari Agron Zhukri, ka kryer një seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kërkesës së Rithemelimit, cilësisë së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përputhshmërinë e Statutit të miratuar nga anëtarësia në 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Gjykata ka arritur në konkluzionin se kërkesa e Komitetit të Rithemelimit është në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye ajo duhet pranuar.

Gjykata rithekson se nuk ka rol aktiv në emërimin, ndryshimet apo shkarkimet e organeve drejtuese të partive politike, pasi kjo gjë u takon vetë strukturave të organizatave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...