7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Vlorën: “Nuk më vjen keq ta pranoj, Edi Rama shihte më larg se ne”

Zamira Sina, pedagoge dhe dekane, është pjesë e listës së mbyllur të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë të fundit, ajo ka komentuar kalimin e saj nga opozita tek PS dhe ka pranuar se ka ndryshuar qëndrim ndaj qeverisjes së Edi Ramës.

Nuk më vjen keq ta pranoj publikisht se Edi Rama shihte më larg se ne. Mandatet e tij konkretizuan shumë gjëra, veçanërisht për investimet në Vlorë,” u shpreh Sina.

Ajo kujtoi angazhimin e saj politik në vitin 2017, kur ishte një nga figurat më aktive në çadrën e protestës së opozitës para Kryeministrisë, duke kërkuar rritje pagash për pedagogët. “Në atë periudhë kam qenë një zë intelektual opozitar dhe kam votuar ish-partinë tonë, Grida (PD),” tha ajo.

E pyetur nëse ndihesh e shpërblyer tani, ajo deklaroi se në atë kohë arsimit të lartë ende nuk i kishte ardhur radha për financim, por vlerësoi investimet e qeverisë Rama për Vlorën dhe sektorë të tjerë.

Aktualisht, Sina është në pritje të ndarjes së zonave elektorale brenda qarkut të Vlorës. “Presim zotin Çuçi të bëjë një mbledhje me deputetët e qarkut dhe më pas të ndahemi në bazë të zonave,” tha ajo.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka komentuar përfshirjen e saj në listën e PS me një deklaratë ironike: “Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, kërkonte rritje pagash dhe sot është në listën e mbyllur.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...