8.5 C
Tiranë
Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Zara Larsson humb 3 milionë dollarë pas një shaka për abortin:”Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim…”

Këngëtarja suedeze Zara Larsson ka zbuluar se ka humbur një marrëveshje të madhe prej 3 milionë dollarësh, rreth 2.7 milionë euro, pas një shaka për abortin që publikoi në TikTok dhe që shkaktoi reagime të forta në rrjet.

28-vjeçarja u përball me kritika të shumta online, por reagoi hapur duke sqaruar se nuk pendohet për atë që ka thënë dhe se bindjet e saj mbi çështjet shoqërore janë më të rëndësishme se çdo përfitim financiar. “Kohët e fundit, shakaja për abortin, e cila është shumë qesharake meqë ra fjala, më bëri të humbas një marrëveshje prej 3 milionë dollarësh”, tha artistja.

Zara Larsson theksoi se nuk do të punonte me kompani që nuk ndajnë të njëjtin këndvështrim mbi të drejtat e grave. “Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim që gratë duhet të kenë akses në abort ose që mund të bëjmë një bisedë shakaje për këtë, atëherë nuk jemi të destinuar të jemi partnerë”, shtoi ajo.

Deklaratat e Larsson kanë ndezur një debat të gjerë në rrjet, duke rikthyer në vëmendje përplasjen mes bindjeve personale të artistëve dhe interesave komerciale të markave, ndërsa këngëtarja mbetet e vendosur në qëndrimet e saj, pavarësisht humbjes financiare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Molotovët e Berishës synojnë turizmin ”, Taulant Balla nga Kavaja

0
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht...

“Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë”, Drejtuesi i ‘5Pyetjet...

0
Botuesi i Report TV, Carlo Bolino, ka vendosur shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo, drejtues i emisionit “5Pyetjet nga Babaramo”. Vetë Babaramo ka treguar...

“Asnjë bisedë me SHBA-në”: Irani mohon negociatat dhe i cilëson lajmet si të rreme

0
Irani ka hedhur poshtë çdo pretendim për negociata me Shtetet e Bashkuara, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe përpjekje për të ndikuar...

“Kisha një depresion shumë të thellë”: Fjolla Morina rrëfen gjithçka në intervistën me Meriton...

0
Fjolla Morina do të rikthehet përballë kamerave në një intervistë të veçantë me Meriton Mjekiqin, ku do të rrëfejë jetën e saj, përfshirë përballjen...

“Ju premtoj që do kapemi prej flokësh me Arminën dhe Einxhelin”: Ermali Mamaqi rikthehet...

0
Ermal Mamaqi konfirmoi rikthimin e tij në ekran pas 15 vitesh, duke marrë rolin e opinionistit në edicionin e ri të “Ferma VIP” në...