11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zbardhen 5 mesazhet zanore të Alma Arrazit: Rrëfimi i dhimbshëm i gruas që u mbyt me 3 fëmijët në lumin Buna

Shkodër – Pesë mesazhe zanore të Alma Arrazit, gruas që u vetëflijua duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj, kanë dalë si prova kryesore në dosjen e gjykatës për dënimin me 4 vite burgim të bashkëshortit të saj, Erdgys Arrazi, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” përmes presionit psikologjik dhe dhunës fizike.

Në këto mesazhe, Alma i shpreh motrës së saj Gentjana Z. gjendjen e mjerueshme në martesën me Erdgys Arrazin, duke treguar dhimbjen e thellë dhe vuajtjet që përjetonte:

“…po moj, po se njashtu ashtë, edhe se s’më dan, me pa dasht m’kishte kërku, ishte shpreh… po tu ba edhe p…. ……..Jo moj se s’jam tu ik…itu jam..”

Në mesazhin e dytë, Alma i tregon motrës:
“…s’kam ça baj motra..po duroj kështu. Jam shumë mirë ec…se edhe në punë me kenë, po na bijn brinjët nëpër kuzhina e masanej maron vera s’kam ku shkoj, s’kam ku mytem…..sa të jetë ai nuk kthehem ma te Eri…jam shumë mirë motra i’tu… keq a mirë, 1000 euro i fus i’tu në xhep…

Në audion e tretë, Alma i thotë motrës për fëmijët dhe situatën e dhimbshme në familje:
“…hiq motra, ça kam me than.. tu e pyt për fëmijët jam, mirë thotë janë (kunata Vali)…ka qajt Ergesa sot për mu edhe kjo (Kunata) e ka marrë Erin në telefon edhe i ka thanë “…merru me Ergesen i fije sa a shumë e mërzitun vajza, a tu qa për Almën. Ky (Eri) i ka thanë ma jep telefonin këtu edhe i ka thanë vajzës, Ergesës, mos ta nixhoj zanin ma me qa për i kyt punë,me qa për të ma, e ka trem vajzën, s’ma ka lan as me qa.”

Në këtë mesazh Alma përmend edhe bisedat telefonike mes kunatës Valit dhe bashkëshortit Edison Arrazi, i cili ndodhej në burg:
“…Po a menon ai (Eri) ndonjëherë, se unë kam me dal prej burgut. Unë kam me kenë ai si kam me e pru Almën në shpi, te fëmijët e vet, e ky (Eri) të shkojnë e të jetojë më kë të dojnë…

Në mesazhin e katërt, Alma tregon për tradhtinë e bashkëshortit dhe për tensionet që kishte me të:
“…Se ky a tu majt shpresë se ta po pajtohet me mu, pa e shikon se e kam staku trunin, e kam staku keq, e nuk pajtohem ma me të, e ka hall tashi… Për ça, ke kërku me ta hek bllokun? Si menon ti? Me fol me mu, kur ndërkohë unë pardje ti kam hek letrat e lagta prej makinës, që ti ke shku me atë femër thashë. Ça don tash ma nga unë…?. Edhe më shkruajti: A e ke me taman a..?. Masanej më mori e më tha: A e ke me taman a…? Po… i thashë me taman e kam, nuk jam tu tall. Mirë a ke munsi me më ba bllok se ka hall motra se e shef se jam e vendosun, se kujton se po i ulem e po i flas, e po pajtohem……”

Ajo i kërkon gjithashtu një nder bashkëshortit:
Të lutem a ke mundësi i thashë, kur të shkosh me të, ruju mos ta lesh shtatzanë se kam hallin e fëmijëve. I thashë, se nesër-masnesër fëmijët e mi, nuk dua me pas nji motër a një vëlla, bash prej babe. A ke mundësi me ma ba ketë nder për njata fëmijë, jo për mu. Se për mu i thash, unë e ti kena kry punë, s’kena ma punë kurrë….

Në mesazhin e pestë, Alma e përmend edhe rolin e kunatës së saj Valit në ndarjen nga bashkëshorti:
“…edhe i ka thanë Eri, (Valit Kunatës), bani Almës bllok, mas fol ma me të edhe Vali më bani bllok, m’tha: “…ça me ba, më ka thanë Eri…”. Kjo na ka dashtë ndarjen, kjo e poshtme, mezi ka prit mu nda unë, prej Erit….

Dosja përmban edhe dy video ku Erdgys Arrazi shfaqet duke udhëtuar me makinë në shoqërinë e një vajze të re, çka vërteton lidhjen jashtëmartesore që ai kishte ndërtuar paralelisht me martesën.

Kjo lidhje e jashtëligjshme u bë shkak që Alma Arrazi të humbte jetën në një nga tragjeditë më të dhimbshme që ka përjetuar qyteti i Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës dënoi Erdgys Arrazin me 4 vite burg, duke e shpallur fajtor për shkaktimin e vetëvrasjes së Almës, për shkak të presionit dhe dhunës psikologjike të ushtruar ndaj saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...