10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Borsh: Çifti Mehmeti humb jetën, dy të plagosur rëndë

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në Borsh, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas burimeve hetimore, përplasja ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, që lëvizte me shpejtësi të madhe, ka goditur kokë më kokë një furgon tip “Benz Vito”.

Në furgon udhëtonin bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, të cilët po transportonin peshk. Për fat të keq, çifti nuk i mbijetoi përplasjes fatale.

Nga përplasja mbetën të plagosur shoferi i automjetit tjetër, Myfit Qejvanaj, i cili është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, si dhe pasagjeri Petrit Kapllanaj, i cili po trajtohet nga mjekët.

Autoritetet rrugore dhe policia po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...