8.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja ne Tirane, profesori amerikan mbante të ‘burgosur’ gruan

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja makabre që ndodhi në Tiranë, ku profesori amerikan Mathew James Werts ka vrarë gruan e tij, dy qentë dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Çifti kishte jetuar prej rreth 10 vjetësh në Tiranë dhe kishin marrë një shtëpi me qira. Ata nuk kishin fëmijë.

Profesori amerikan Mathew James Werts ishte martuar me Saragih Indah Lilis Sartika, shtetase indoneziane. Gjatë gjithë kohës që kanë jetuar në Tiranë, profesori kishte kontroll të plotë mbi gruan e tij, duke i ndaluar asaj të punonte ose të dilte nga shtëpia.

Ngjarja tragjike ka nisur kur Mathew James Werts ka filluar krimin duke mbytur gruan e tij, Saragih Indah Lilis Sartika, me një litar. Pas kësaj, ai ka dhunuar dy qentë e tyre deri në ngordhje, duke përdorur një shkop bejsbolli. Më pas, profesori ka kryer vetëvrasje.

Në një letër që ka lënë pas, profesori ka kërkuar falje nga prindërit e tij, duke u shpjeguar se nuk kishte arritur të bëhej një burrë i denjë dhe kishte vazhduar të kishte veset e tij. Ai ka përmendur emrat e disa personave që i kishte borxh dhe ka thënë se lekët që kishte lënë në kartë ishin të mjaftueshme për të shlyer borxhet e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...