8.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Zbardhen emrat e të arrestuarve në operacionin “Night Clubs” për shpërndarje droge në Ish-Bllok

Policia ka ekzekutuar 9 nga 11 masat e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs”, që goditi shpërndarjen e drogës brenda lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë. Dy të tjerët janë ende në kërkim.

Të arrestuarit janë: Enis Haxhiaj, 39 vjeç; Akil Ndreu, 37 vjeç; Klevis Maqellari, 30 vjeç; Raul Loka, 29 vjeç; Endrijus Shaliu, 34 vjeç; Ergi Hasani, 26 vjeç; Migert Balla, 31 vjeç; Arli Gjokmeli, 36 vjeç; dhe Fradjo Keli, 32 vjeç.

Gjithashtu, në flagrancë u arrestua Orges (Dritan) Jahelezi, 49 vjeç, për shkelje të masës “Arrest në shtëpi”. Gjatë periudhës hetimore, u arrestuan edhe dy persona të tjerë, E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).

Policia njofton se hetimet zbuluan se këta shtetas, punonjës ose administratorë të lokaleve, shpërndanin doza droge të forta brenda ambienteve të natës. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan doza droge të dyshuara si kokainë dhe 11 aparate celularë, si prova materiale.

Operacioni vijon, ndërsa dy persona janë ende të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...