15.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Zbardhet dëshmia e ish-gardistit pasi përdori armën e shërbimit gjatë konfliktit me familjen Kaçi

Është zbardhur dëshmia e ish-gardistit Martin Nikolli, i cili paraditen e të dielës u përfshi në një konflikt të dhunshëm për motive pronësie dhe dëmtoi me sende të forta disa persona duke përdorur dhe armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ishte në detyrë.

Në dëshminë para uniformave blu, Nikolli ka thënë se e gjitha ka nisur kur babai i palës tjetër, Kaçi, i ka ofenduar.

Shkak për ngjarjen dyshohet se u bë një rrugë kalimi, e cila shpeshherë kishte shkaktuar jo pak përplasje mes dy familjeve.

Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, mësohet të ketë thënë ish-gardisti Martin Nikolla.

Sjellim në vëmendje se pasi u përplasën fizikisht, gardisti Martin Nikolli qëlloi me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk pati të lënduar.

Pas ngjarjes së rëndë, që sa nuk përfundoi me viktima, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra. Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Kjo e fundit dënoi ngjarjen nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale. Nikolla u shpreh se institucionet duhet të dënojnë këdo që ka gisht në këtë rast flagrant pavarësisht pozicionit ku ka shërbyer më herët. Nikolla gjithashtu shkroi se institucionet do t’i ofrojnë familjes Kaçi mbrojtjen që parashikon ligji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT