17.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Zbulohen të tjera parcela me kanabis në Krujë, policia po punon për kapjen e autorëve

Në njoftimin e saj për këtë rast, policia bën me dije se u asgjësuan nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u zbuluan në territoret e fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë.

Bimët narkotike ishin mbjellë në zona malore më pyll, ndërkohë që në operacion u përfshinë 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT