27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Spiropali i drejtohet Bardhit: Nuk ka asnjë gojë, dhe asnjë argument që mund ta bëjë Edi Ramën pis

Elisa Spiropali renditi rastet që sipas saj socialistët nuk janë bërë pengesë për drejtësinë, Spiropali tha se askush nuk mund të hedhë baltë mbi Edi Ramën, i cili nuk e ka përdorur drejtësinë si hanxhar për armiqtë e tij politikë.

Elisa Spiropali:

Nëse ka një çështje që nuk na kompleksoni dot është raporti ynë me drejtësinë, nëse doni që tju marr shembuj të pafund të raportit tonë me drejtësinë… qetësohu, qetësohu, mos thuaj gjëra qesharake. Ju jeni mësuar me kryeministra që për drejtësinë kanë folur, kryeministri Edi Rama nuk e përdor si armë drejtësinë, nuk e përdor si hanxhar drejtësinë, por lë institucionet që të bëjnë punën e tyre, duke besuar te ata njerëz që i drejtojnë.

Ne këtë besim kemi te sistemi i drejtësisë, dhe të gjitha garancitë edhe ligjore ne i kemi dhënë. Kemi bërë ndarje nga politika që shpall fajtor pa folur drejtësia. Ne e kemi bërë këtë ndarje Gazi, dhe me gjithë respektin që kam për ty, unë fjalën dot ta marr sa herë që shoh që e drejta cenohet. Nuk ka asnjë gojë, dhe asnjë argument që mund ta bëjë atë pis (Edi Ramën) në raport me drejtësinë.

Në seancën që po zhvillohet sot në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, kërkoi që punimet të ndërpriteshin deri në momentin që në karrigen e tij të paraqitej kryeministri Edi Rama, për të dhënë llogari për arratisjen e Arben Ahmetajt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...