17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zbulohet afera 5.5 miliardë euro me Bankers: Ish-drejtori i Albpetrolit dhe ish-deputeti socialist të implikuar në korrupsion

Një prej aferave më të mëdha financiare në historinë e shtetit shqiptar po merr trajtë konkrete në zyrat e drejtësisë. Prokuroria e Fierit ka konfirmuar zyrtarisht përfshirjen e ish-drejtorit të Albpetrolit, Endri Puka, në një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me kompaninë kanadeze Bankers Petroleum – një skemë që, sipas dosjes hetimore, kap shifrën marramendëse të 5.5 miliardë eurove.

Hetimet e thelluara të organit të akuzës hedhin dritë mbi rolin e kompanisë “AKSENT L&BC”, me pronar dhe administrator Endri Pukën, e cila akuzohet për faturime të dyshuara fiktive në favor të Bankers, duke përfituar rreth 1.4 milionë euro. Këto veprime janë cilësuar si pjesë e një skeme për fryrje të qëllimshme të shpenzimeve të kompanisë së huaj, duke synuar evazion fiskal dhe përfitim të pajustifikuar të TVSH-së.

Sipas dosjes së Prokurorisë, marrëdhënia e dyshimtë mes Bankers dhe kompanisë së Pukës ka nisur menjëherë pas largimit të tij nga detyra e drejtorit të Albpetrolit, ku shërbeu mes viteve 2014–2018. Ai u pezullua fillimisht dhe më pas u shkarkua për favorizim të paligjshëm të kompanisë “Phoenix” me vendburime nafte. Por ajo që pasoi duket se ishte vetëm maja e ajsbergut.

Nëpërmjet “AKSENT L&BC”, Puka ka siguruar qindra mijëra euro në emër të “analizave dhe strategjive biznesi”, të konsideruara nga organi i akuzës si transaksione fiktive. Sipas të dhënave të siguruara, këto pagesa janë bërë nga Bankers në kundërshpërblim për favorizimet që i janë bërë gjatë kohës kur Puka mbikëqyrte koncesionet e naftës në emër të Albpetrol.

Në këtë skandal nuk mungon as përfshirja e politikës së lartë. Ish-deputeti socialist Alket Hyseni, i cili përfaqësoi qarkun e Vlorës në Kuvend gjatë viteve 2017–2021, rezulton të ketë përfituar 6 milionë euro nga Bankers, përmes zyrës ligjore “H&A Law Firm”. Kjo kompani, në administrim formal nga kunati i tij, Idajet Çelaj, por e themeluar nga babai i Hysenit, pensionisti Namik Hyseni, është nën hetim për shërbime të dyshuara si fiktive.

Zyra ligjore e Hysenit është lakuar edhe më parë në media për implikim në çështje të pronave në jug të vendit, gjatë kohës kur Hyseni kryesonte task-forcën për evidentimin e pronave të tjetërsuara në mënyrë të paligjshme.

Kjo aferë përfaqëson një ndër shembujt më të qartë të kapjes së institucioneve shtetërore për interesa private dhe përfitime personale në kurriz të pasurisë publike. Në pritje të zhvillimeve të mëtejshme, organet e drejtësisë janë nën presion për të shkuar deri në fund të këtij skandali që ka tronditur themelet e industrisë së naftës në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...

Desada Metaj kritikon strategjinë e opozitës:“Në vend që të bëjë kilometrin e fundit drejt...

0
TIRANË – Gazetarja e njohur Desada Metaj ka dhënë një koment të fortë lidhur me protestën e opozitës dhe zhvillimet në Kuvend rreth votimit...