14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zbulohet mutacioni i ri “XE” i Covid-19 në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt se Omicron

Zbulohet në Britaninë e Madhe, një mutacion i ri i koronavirusit. Bëhet fjalë për mutacionin XE që sipas shkencëtarëve vendas është 10% më ngjitës se varianti BA.2 i Omicronit, që konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me të gjitha mutacionit që kanë qarkulluar deri më tani.

Autoritetet shëndetësore britanike thonë se praninë e mutacionit të ri e kanë zbuluar tek të paktën 600 pacientë të infektuar me Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi që përhapja e mutacionit të ri të mbahet nën mbikqyrje. Tani për tani nuk dihet nëse ky mutacion shkakton pasoja më të rënda shëndetësore se Omicroni.

Por eksperienca me mutacionet e COVID-it ka treguar se sa më shpejt të përhapet një variant i ri, aq më pak dëme shëndetësore shkakton, siç tregoi edhe përhapja e Omicronit.

Nga kqyrjet laboratorike rezulton se XE ka rrënjë të ngjashme me Omicronin dhe mund të konsiderohet edhe si një variant i ri i tij.

Përhapja e variantit të dytë të heshtur të Omicronit BA2 është përgjegjëse për një valë të re përhapjeje në disa vende të botës, kryesisht në Kinë por edhe në Gjermani e Austri.

Por teksa në Kinë, zonat e përhapjes po përballen me masa të ashpra bllokuese, në Europë, BA2 nuk shihet me shqetësim, si pasojë e vaksinimit në nivele të larta dhe fataliteteve të ulta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...