Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, iu kthye ashpër Flamur Nokës në Kuvend pas deklaratave të tij ndaj Ardit Bidonit.
“Nuk e di si vjen zotëria këtu dhe është kaq i paturp se duhet të jetë i fundit që flet për korrupsion. Ka qenë në Entin e Banesave dhe banesat e të pastrehëve ua dhe familjarëve, motrave e vëllezërve dhe kunatave bullgare, greke e rumune. Ty Muli hakut të vjen vetëm Gazi brenda partisë tuaj,” tha Çaushi.
Replika e saj nxiti tension të mëtejshëm në Kuvend, duke vënë në pah akuzat për keqpërdorime të mëparshme në administratën publike dhe sfidat për integritetin e figurave politike.






