35.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Klevis Balliu: “Mos futja e raportit të SPAK për Belinda Ballukun është bashkëpunim me krimin”

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, kritikoi ashpër procedurat në Kuvend lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Ai theksoi se pas tre muajsh që nga paraqitja e kërkesës, raporti i Këshillit të Mandateve nuk ishte futur në rendin e ditës.

“Kam një kërkesë zoti kryetar, që të respektohet rregullorja e Këshillit të Mandateve që saktëson se në seancën më të parë mblidhet Parlamenti. Në atë dosje prokuroria ka treguar se eksponentë të krimit të shtetit kanë kërcënuar dëshmitarët. Kemi 3 muaj që vijmë vërdallë pasi është kërkuar heqja e imunitetit për Ballukun. Po i jepet kohë krimit të organizuar që të ndërrojë dëshmitë dhe të ndëshkojë dëshmitarët. Ose jemi në parlament, ose në narkoshtet, ndaj respektoni rregulloren,” tha Balliu.

Ai shtoi se kërcënimet shtrihen edhe brenda grupit parlamentar dhe kritikoi emërimin e zyrtarëve të caktuar në pozita të larta, duke paralajmëruar se drejtësia duhet të veprojë pa ndikime politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...