33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zgjatja e afateve të vetingut/ Kryemadhi: “LSI propozoi zgjatjen e afateve të vettingut në 2018, por e refuzuat me arrogancë”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë gjatë fjalës së saj në Kuvend, se zgjatja e afateve të vettingut, është propozuar nga LSI që në vitin 2018, por asokohe sipas saj u refuzua me arrogancë.

Kryemadhi shtoi se do e votojë zgjatjen e afateve, sepse Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të re e të pavarur. Ajo tha se lëkundja e PD, e bën të dyshojë se mund të ketë një tjetër marrëveshje si ajo e 17 majit.

“Jemi të vetëdijshëm se siç kanë ngritur zërin organizatat, me çështjen e monitorimit të kësaj reforme a po gjejnë qytetarët drejtësinë e vërtetë? Megjithatë me të gjithë artikulimet që ne kemi, ajo që dua të theksoj është që procesi i vettingut duhet të vazhdojë. Në shkurt të vitit 2018, grupi i LSI propozoi një paketë të tillë për shtyrjen e afateve të komisioneve të vettingut dhe zhbllokimin e situatës ku ndodhemi sot. Me arrogancë nuk u pranua. Sot pas tre viteve vijmë me propozimet që LSI i ka bërë kuvendit. Prezenca e LSI edhe pse modeste, ka marrë pjesë në mbledhjet e saj prej 4 muajve ku ka bërë një oponencë prej 18 faqeve. Më bën çudi që kolegët tanë demokratë në këtë komision nuk morën pjesë asnjëherë. Kjo më lë të dyshoj që ky vendim pro, për shtyrjet e afateve të këtij komisioni do i shërbejë drejtësisë apo 17 majit.

Si ndryshoi ky vendim brenda një nate, pa marrë asnjëherë në mbledhje. Si ndryshoi ky vendim i menjëhershëm pa qenë asnjëlloj konsultimi qoftë edhe me ekspertë. E dimë që vendimet politike janë të rëndësishme, por mendoj që politika ndonjëherë duhet të ketë logjikën e saj. Imoraliteti politik që kemi ndërtuar, po detyron shqiptarët të largohen. Nuk mund të presin shqiptarët kur shikojnë kur ne marrim vendimet para 10 min. A do të kemi vendime si të 17 majit? Apo do të kemi propozime që arrijnë në konsensus të plotë. Do të votoja pro, sepse mendoj që edhe pse grupet e komisionit të vettingut nuk janë në standardet e duhur. Mjafton të përmendim se çfarë kanë shkruar ndërkombëtarët në raportet e tyre. Edhe atë që kanë thënë zoti Fatmir Xhafaj, të bën përshtypje që ne kemi mekanizmat e duhur për të pasur në rolin e komisionerit SPAK-un.

Ne nuk dimë nëse vettingut i duhen 5 vite apo më shumë. I duhen staf apo buxhet. Pse nuk iu përgjigj qeveria? Ende s’kemi bërë analizë. Ajo që dua të theksoj është që i bëj thirrje se ku të votojmë në parlament të mos votojmë as nga frika e kolegëve apo ish kolegëve tanë që janë në burg, por për një drejtësi që kanë nevojë qytetarët tanë. E të mos përsërisim batutat e kinostudios Shqipëria e Re: “Gëlltit një lugë çorbë të prishur, më pas vjell gjithë jetën”, tha Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...