14.5 C
Tiranë
Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Zgjedhja e presidentit/ Alibeaj: “E drejta për të propozuar katër emra është e opozitës, dokumenti i thotë qart nëse…

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij për mediat ka folur në lidhje me procedurën e zgjedhjes së presidentit dhe çfarë do të ndodhë në rastin kur pala tjetër nuk i qëndron kushteve të firmosura, në lidhje me kandidatët e propozuar.

“Po, e drejta për të propozuar është e opozitës, katër emra. Hapi i dytë është ofrimi i palës tjetër që mes katër emrave që besojmë se përmbushin kriteret tona, prej katër duhet të zgjedhin dy.

Ky është një mekanizëm pasi procesi është i përbashkët se presidenti është i shqiptarëve jo i një pale.

Dhe hapi 3 mes dy kandidaturave duhet zgjedhur një si garanci që nuk është proces farsë, nuk është lojë, por proces që në hapat e parë i jep legjitimitetin e duhur, përfaqësues dhe i mbështetur nga shqiptarët.

Dokumenti është i qartë dhe i saktë. Kandidatura unike e do të ketë edhe mbështetjen me firma të secilës palë si garanci që nesër mos thonë nuk na pëlqen. Kjo do të ishte loja.

E ka lexuar zotëria disa herë sepse është kush që duhet të mbështetet nga të gjithë. Të jetë proces i përbashkët sipas hapave që thashë , të cilat duhen respektuar në mënyrë strikte. Nëse shihet se ka një shmangie. Dokumenti i thotë qartë që jo vetëm që duhet respektuar po në momentin që ka një shmangie nga detyrimet jo vetëm që konsiderohet thyerje por do të bëhet edhe publike.
Është proces me një palë të tretë që është publiku shqiptar. Nëse një palë nuk i qëndron angazhimeve, do të bëhet publike”, tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ervin Salianji në Fier: “Opozita duhet të bashkohet dhe PD të lirohet nga lidershipi...

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi turin e tij në rrethe dhe ndaloi dje në Fier, duke dhënë mesazhe të forta për forcimin...

Tragjedi në Napoli: Vëllai rrëfen se vrau motrën e tij, Ylenia Musella

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Ponticelli në Napoli, ku Giuseppe Musella, 28 vjeç, është dorëzuar vetë në polici dhe ka pranuar se...

Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Muamar Gaddafi – sulm në shtëpinë...

0
Saif al-Islam Gaddafi, djali më i njohur i ish-liderit libian Muamar Gaddafi, është vrarë sot në Libi, njoftuan zyrtarë dhe mediat lokale. Ai ishte...

Skandal në Brazil: Burri kap gruan në flagrancë me priftin që “këshillonte” martesën e...

0
Një ngjarje tronditëse ka shpërthyer në Brazil, duke shkaktuar reagime të forta publike dhe debat të gjerë në rrjetet sociale. Një burrë ka kapur...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 4 Shkurt 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon durim dhe qetësi. Mos u nxitoni në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Stabilitet dhe siguri. Çështjet praktike ecin përpara gradualisht. ♊ Binjakët Komunikimi është...