16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Zgjedhjet 2025: Përfundon numërimi i votave të diasporës në Lezhë dhe Fier – PD ruan avantazhin në Lezhë, PS forcon pozitat në Fier

Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj po vijon pa ndërprerje, ndërkohë që për qarqet e Lezhës dhe Fierit ky proces ka përfunduar. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht mbeten rreth 14 mijë vota të panumëruara nga jashtë vendit, që i përkasin qarqeve Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës.

Qarku i Lezhës – PD ruan avantazhin me 4 mandate

Vota e diasporës, edhe pse ndikoi ndjeshëm në shifrat përfundimtare, nuk arriti të përmbysë epërsinë e PD-së, e cila mban 4 mandate, ndërsa PS mbetet me 3 mandate. Diferenca përfundimtare u vendos nga vetëm 70 vota, duke reflektuar një garë tejet të ngushtë. Numërimi në Parkun Olimpik është ndjekur nga përfaqësues të partive dhe përkrahës të shumtë.

Deputetët e qarkut Lezhë në Kuvend:
• PD – Lista e Mbyllur: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti
• PD – Lista e Hapur: Gjin Gjoni (8873 vota), Kastriot Piroli (5632 vota)
• PS – Lista e Mbyllur: Ulsi Manja, Ermal Pacaj
• PS – Lista e Hapur: Marjeta Neli (6745 vota)

Qarku i Fierit – PS siguron 12 mandate

Partia Socialiste, pas numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit, ka ruajtur mandatin e 12-të, duke e konsoliduar avantazhin në këtë zonë.

Deputetët e PS në Fier:
• Lista e Mbyllur: Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Ana Nako
• Lista e Hapur: Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi, Dhimitër Kruti

PD-ASHM në Fier:
• Lista e Mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu, Saimir Korreshi

Procesi i numërimit për qarqet e tjera vijon, dhe pritet që rezultatet përfundimtare për Tiranën, Durrësin, Shkodrën dhe Kukësin të jenë vendimtare për ekuilibrat politikë të Kuvendit të ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...