27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zgjedhjet lokale/ Kreu i KQZ Ilirian Celibashi: “Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie”

Kreu Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka ndarë këtë të premte informacione të rëndësishme në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Përmes një deklarate për media, Celibashi bëri me dije se më datë 27 mars të vitit 2023 përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumëemërore për këshillat bashkiak.

Kreu i KQZ theksoi gjithashtu se afati për regjistrimin e partive politike përfundon më 6 mars, ndërsa për regjistrimin e koalicioneve afati përfundon më 15 mars. Sipas tij fushata zgjedhore fillon më 14 prill dhe do të mbarojë më 13 maj 2023.

“Në 6 mars përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023 përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars përfundoni afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie si dhe listave shumëermërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore.

Në 2 maj 2023 është afati i fundit për vëzhguesit vendas përfshirë edhe mediat.

Në 11 maj përfundon afati për vëzhguesit ndërkombëtar. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listëts paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes . Në 15 mars 2023 përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...