19.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

Zgjedhjet lokale, Presidentja Osmani: Strukturat ilegale të Serbisë kanë ndikuar në komunat e banuara nga serbët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë mirëpo ka thënë se sipas informatave që vijnë nga institucionet, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë.

Sipas saj, ky ndikim ka cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian i kryesuar nga eurodeputeti, Lukas Mandle dhe eurodeputetja, Viola von Cramon.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidentes Osmani delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve, por edhe të vet qytetarëve të Kosovës.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila mban lidhje të afërta me strukturat qeveritare të Serbisë, ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Sipas mendimit të politologut Ognjen Gogiç, rezultatat e zgjedhjeve të 17 tetorit kanë qenë të definuara që më parë dhe ka qenë më se e ditur që Lista Serbe do të fitojë në këto komuna. Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ai thotë që megjithatë, rezultatet në komunat me shumicë serbe nuk janë reflektim i mbështetjes shumë të madhe të cilën e pretendon Lista Serbe si reale, si dhe homogjenizimit të propaguar të komunitetit serb.

“Ky nivel i mbështetjes, i daljes në vota dhe mbështetjes së Listës Serbe, është i konstruktuar, sepse është sekret publik se si aty bëhet fushata. Pra, Lista Serbe është e vetmja që e ka infrastrukturë dhe ka rrjet në terren. Do të thotë, aty janë gjithmonë institucionet e vetëqeverisjes lokale nga të dyja sistemet, të Kosovës dhe të Serbisë, të cilat gjithmonë vihen në dispozicion të fushatës. Të gjithë ata që shfrytëzojnë ato shërbime, janë të detyruar të votojnë. Gjithashtu sillen njerëz nga Serbia qendrore, pra, persona të zhvendosur që të votojnë. Pra, kjo është krejt e konstruktuar”, tha Gogiç.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...