28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zgjedhjet në Francë/ Marine Le Pen: “NATO të afrohet me Putinin pasi të mbarojë lufta në Ukrainë”

Kandidatja për presidente franceze Marine Le Pen ka propozuar marrëdhënie më të ngushta mes NATO-s dhe Rusisë nëse fiton pushtetin.

Në një konferencë për mediat, politikania e ekstremit të djathtë  ka bërë thirrje për një “afrim strategjik” me presidentin rus Vladimir Putin, pasi të mbarojë lufta në Ukrainë. Le Pen ka bërë të ditur se do ta tërheqë Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të rezultonte fituese.

Por ajo tha se do të vazhdojë të respektojë një pakt kyç të NATO-s sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari të aleancës ushtarake shihet si një sulm ndaj të 30 anëtarëve.

Rusia ka kundërshtuar çdo zgjerim të NATO-s drejt kufijve të saj – duke përfshirë përpjekjet e fqinjit të saj Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, teksa NATO i ka dërguar armë ushtrisë ukrainase.  Le Pen do të përballet me Emmanuel Macron për presidencën në balotazhin e zgjedhjeve të  këtij muaji. Disa e kanë akuzuar atë se është shumë afër Rusisë, ndërsa vetë ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, edhe pse më parë kishte takuar presidentin Putin përpara zgjedhjeve të mëparshme franceze në 2017. Ndërsa partia e saj ka marrë fonde nga Rusia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...