33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Zgjedhjet në Moldavi të mbushura me tensione, përplasje të ashpra mes kandidatëve

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Moldavi është shënuar nga tensione dhe frikë për ndërhyrje të huaja në një vend të vogël, por me rëndësi të madhe gjeostrategjike. Kërcënimet e shumta të sigurisë, nga fushatat e dezinformimit deri te përpjekjet për blerjen e votave, kanë krijuar një klimë pasigurie në të gjithë vendin. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar për përpjekjet e mundshme të Rusisë për të destabilizuar procesin demokratik, duke u përqendruar tek këto zgjedhje si një tjetër front ku ndikimi rus synon të ushtrohet.

Agjencitë e sigurisë në Evropë dhe Amerikën e Veriut kanë evidentuar ndërhyrje ruse për të manipuluar zgjedhjet në vende si Italia, Franca, Gjermania, Spanja, Kanadaja, Rumania, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndërhyrjet përfshijnë edhe kërcënime me bomba në qendrat e votimit. Diaspora moldave, e cila përbëhet kryesisht nga shtetas pro-evropianë, mbështet fuqishëm kandidaten pro-perëndimore Maia Sanda. Nga ana tjetër, autoritetet në Kishinau kanë zbuluar përpjekje për blerje masive votash, dhe një burim i besueshëm ka deklaruar për Reuters se Rusia ka organizuar transportimin e qytetarëve moldavë nga Rusia drejt qendrave të votimit, në përpjekje për të rritur shanset e kandidatit pro-rus, Aleksandr Stoianoglu.

Përtej ndërhyrjeve të jashtme, fushata zgjedhore është karakterizuar edhe nga përplasje të ashpra mes dy kandidatëve, të cilët kanë qëndrime diametralisht të kundërta. Maia Sanda ka etiketuar kundërshtarin e saj si një “kalë trojan” të Moskës, ndërsa Stoianoglo e ka akuzuar Sandën për paaftësi dhe keqmenaxhim të ekonomisë, duke pretenduar se politikat e saj po çojnë vendin në ndarje të thella.

Një referendum i zhvilluar dy javë më parë për anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian ka nxjerrë në pah përçarjet e thella të vendit. Moldavët vendosën për anëtarësimin në BE, por rezultati i ngushtë tregon për ndarjen mes qytetarëve, pasi gati 50 për qind e votuesve u shprehën kundër. Shumë moldavë kanë frikë se anëtarësimi në BE do të kërcënojë fermerët e vegjël dhe interesat e tyre ekonomike, pasi qeveria në Kishinau nuk ka arritur të adresojë në mënyrë të plotë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...