10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zgjedhjet në veri të Kosovës, ndryshon harta politike e komunave

Pas fitores në dy komunat në zgjedhjet në Veri të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kaluar në vendin e parë për nga numri i komunave që ka në qeverisje.

Me fitoren në Zubin Potok dhe Zveçan, PDK tashmë ajo qeveris në dhjetë komuna të Kosovës.

Komunat e qeverisura nga PDK-ja janë: Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Skenderaj, Kaçanik, Han i Elezit, Zubin Potok dhe Zveçan.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tashmë ka kaluar në vend të dytë me numrin e komunave që menaxhon dhe ato janë: Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Lipjan, Istog, Viti, Dragash, Junik dhe Obiliq (pas kalimit të kryetarit Xhafer Gashi në këtë parti).

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me fitimin e dy komunave në veri kalon AAK-në dhe del në vendin e tretë për nga numri i komunave të fituara në zgjedhje lokale.

Tashmë LVV drejton gjashtë komuna dhe ato janë: Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka arritur të ruaj qeverisjen në pesë komuna në zgjedhjet e fundit lokale: Gjakovë, Suharekë, Klinë, Rahovec dhe Deçan.

Nisma Socialdemokrate qeverisë në Malishevë. Mamushën e drejton partia nga komuniteti turk KDTP.

Lista Serbe tashmë ka qeverisje në gjashtë komuna: Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...