21.5 C
Tiranë
Tuesday, September 9, 2025
spot_img

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike/ Kadilli pranon humbjen: “Unë nuk jam Luli, unë e pranoj rezultatin”

Fatbardh Kadilli, i cili u rendit i fundit në garën për kreun e Partisë Demokratike ka pranuar humbjen përballë Lulzim Bashës. Në një deklaratë për mediat, Kadilli tha se do ta vazhdojë projektin e tij për ringritjen e PD, duke mos hequr dorë.

“Unë nuk jam Luli, unë e pranoj rezultatin. Manifesti politik për ringritjen e PD është projekti kryesor që demokratët kanë përpara. Me këtë manifest PD mund të ringrihet. Unë nuk iki, unë nuk dorëzohen, nuk krijoj parti të re, por do shpalos me këmbëngulje këtë projekt të ri. Vetëm kështu shqiptaret do të kenë një parti të tyre dhe politike bëhet frymëzim për qytetarin.

Jam krenar që në partinë time, jo për interesin tim ndeza shkëndijën e parë të garës. Më shumë se garë ishte sfidë.  Demokratët patën mundësinë mos shkonin symbyllur drejt opozitës në mandatin e tretë. Gara tregoi se opozita nuk është ekzkluziviteti i askujt. Sot asnjë demokrat nuk mund të thotë se nuk kishin zgjedhje tjetër.

Kjo garë na dha një mundësi që nuk u shfrytëzua. Ofruam garë, por jo standarde. Zgjedhjet brenda PD më keq se ato mes partive politike, nuk jam basha, pranoj rezultatin ezgejdhjeve.

Ato qindar vota që bështetën projektin tim janë fitili që ndezi. Manifesti politik për ringritjen e PD janë e vetmja gjë që kanë demokratët përpara. Unë nuk iki, nuk dorëzohem, nuk krijoj parti të re. Do të shpalos projektin e ringritjes. ‘- tha Kadilli.

Kadilli shprehet se nuk e ka uruar Lulzim Bashën për fitoren, pasi sipas tij gara ishte e pabarabartë.

“Kjo garë është e pabarabartë, në këto kushte nuk mund ta uroj. Do ta uroja nëse do të dilte fitues nga një garë e barabartë.  Në këtë parti Luli më ka gjetur dhe do më lërë prapa. Në parti vijmë sepse kemi ide, bindje dhe interesa të përafërta” u shpreh Kadilli.

Ne zgjedhjet e te dieles, kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar  80% të votave ose 26 682  vota. Ndërkohë, si kandidati i dytë më i vlerësuar nga demokratët është Agron Shehaj. Ky i fundit mori 5186  vota ose ndryshe 15.55 % të të gjitha votave të hedhura në kutitë e votimit në 76 qendra votimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama prezanton paketën e re ligjore: Fund ndërtimeve pa leje do të mbrohet territori

0
Tiranë – Qeveria shqiptare ka prezantuar një paketë të re ligjore që synon mbrojtjen e pronës dhe territorit, në një konferencë ku morën pjesë...

Tragjedi në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën pas kontaktit me kabllo elektrike

0
Lezhë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Zejmen, ku një vajzë 16-vjeçare humbi jetën mbrëmjen e së hënës. Sipas policisë, viktima...

Barush Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit, në kërkim për atentatin në Shkodër

0
Shkodër – Autoritetet policore kanë shpallur në kërkim Bajram Bregun, 39 vjeç, i njohur si Barush Bregu, dhe një 17-vjeçar, të dy të dyshuar...

Aksident tragjik në Vlorë: 65-vjeçari humb jetën pas daljes nga rruga

0
Vlorë – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit sot, rreth orës 01:30, në rrugën e fshatit Poro, ku...

Atentati në Shkodër: Ragip Gila thotë se veproi i vetëm, policia dyshon për vrasje...

0
Shkodër – Ragip Gila, 29 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i masakrës së 8 shtatorit në qendër të Shkodrës, ka dhënë dëshminë...