36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Zgjedhjet presidenciale në Francë/ VOA: Një fitore Macron mund të ketë ndikim në drejtimin e ardhshëm të Evropës

Franca po voton të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një garë mes presidentit aktual, Emmanuel Macron dhe politikanes së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Zoti Macron është në pozicion të mirë për t’u rizgjedhur për një mandat të dytë pesë-vjeçar, megjithatë epërsia e tij ndaj zonjës Le Pen, varet nga një pasiguri e madhe: votuesit që mund të vendosin të qëndrojnë në shtëpi.

Një fitore e zotit Macron, e cila mund të ketë ndikim të gjerë për drejtimin e ardhshëm të Evropës dhe përpjekjet perëndimore për të ndalur luftën në Ukrainë, do ta bënte atë presidentin e parë francez në 20 vjet që fiton një mandat të dytë.

Të gjitha anketat e ditëve të fundit flasin për një fitore të centristit 44 vjeçar pro-evropian, megjithatë diferenca ndaj rivales së tij nacionaliste 53-vjeçare ndyrhson në varësi të anketave. Ato parashikojnë gjithashtu një numër ndoshta rekord të lartë të njerëzve që ose do të hedhin një votë të pavlefshme ose nuk do të votojnë fare.

Të dy kandidatët po përpiqen të sigurojnë 7.7 milionë votat e një kandidati të majtë, që humbi në raundin e parë. Qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit të së dielës dhe mbyllen në orën 19:00. në shumicën e vendeve, përveç qyteteve të mëdha, që kanë zgjedhur t’i mbajnë vendvotimet e hapura deri në orën 20:00. /VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...