9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Zhaklina flet pas largimit të papritur nga ‘Big Brother VIP’ dhe zbulon arsyen

Dy ditë më parë gazetarja Zhaklina Gjolla u largua nga “Big Brother VIP Albania” papritur.

Ajo la shtëpinë pas disa ditësh nga fillimi i reality-showt krejt papritur. Mbrëmjen e sotme ajo ka folur për herë të parë mbi daljen e saj.

Zhaklina tha se në shtëpi po ndjente një energji negative dhe toksicitet që nuk i pëlqyen. Ajo u shpreh se një nga situatat që e bllokoi më shumë ishte debati me Oltën. Po ashtu, shtoi se edhe banorët e tjerë nuk kanë qenë të afërt me të.

Orët ishin shumë gjata, e kisha humbur sensin e kohës. Në shtëpi mu krijua një situatë toksike. Ndjeja shumë negativitet dhe nuk ndjeja energji të mirë, as dashuri. Kuptova që duhet të gjej vendin tim. Nuk mund të bëj diçka që nuk është e imja. Sulmi që erdhi nga Olta ishte çoroditje, më pas akomodimi në rulotë. Kur kalova në shtëpi e kisha të vështirë me gjetjen e hapësirave personale dhe të orientohesha se nuk jam në shtëpinë time, gatimi… Olta bëri një sulm që nuk e prisja dhe unë nuk e kam në tip të përgjigjem me një sulm të tillë. Me të nuk kisha çfarë diskutimi të bëja se nuk e njihja. Unë nuk doja t’ia ktheja me të njëjtën monedhë. Edhe banorët e tjerë në fillim u dukën të ngrohtë.”-tregoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...