27.7 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greq/ Dalin mesazhet që i dërguan të vëllait…

Vajza 19-vjeçe me origjinë shqiptare, Artemis Vasili vijon që të jetë e zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Ditën e sotme në mediat greke, avokati i familjes ka deklaruar se vëllait të shqiptares së humbur i ka ardhur një mesazh nga një individ që i kërkonte 5 mijë euro në mënyrë që të lirojnë motrën e tij.

Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme.

Pastaj i kërkuan dërguesit të panjohur të mesazhit që të  jepte një send (provë) qe e kishte vajzën, por ai u zhduk.

“Ne i dhamë të gjitha informacionet autoriteteve kompetente dhe do të paraqesim një proces gjyqësor për zhvatje dhe mashtrim për sms-të që vëllai i vajzës mori në celularin e tij.

Besoj se autoritetet kompetente po kryejnë hetimin dhe janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve që është grua” tha Anastasios Dougas.

Vajza u zhduk në 16 tetor, ndërsa prindërve u kishte thënë se do të shkonte në një intervistë pune.

Më pas për herë të fundit është fiksuar nga disa kamera në një stacion autobusi, por edhe pse mori disa dëshmi të qytetarëve, policia nuk ra në gjurmët e vajzës.

Ditën kur Artemis u zhduk, kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

368 zjarre në Shkodër gjatë verës, flakët përfshinë 400 hektarë pyje në Tërbun: Zonat...

0
Mbi 300 raste zjarresh janë regjistruar në qarkun e Shkodrës gjatë muajve të verës, ndërsa krahasuar me një vit më parë, në zonat urbane...

Rihanna dhe djali 3-vjeçar surprizojnë ASAP Rocky-n në skenë: Vogëlushi merr mikrofonin dhe falënderon...

0
Një moment familjar dhe plot emocione ka pushtuar skenën në Kopenhagë, ku Rihanna dhe djali i saj 3-vjeçar, Riot, iu bashkuan ASAP Rocky-t gjatë...

Xi Jinping në SHBA më 23-25 shtator, konfirmohet takimi me Trump: “Me ftesë të...

0
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara nga 23 deri më 25 shtator, ka konfirmuar Ministria...

“Bojkot pa afat”, avokatët qëndrojnë në publik, gjykata gjobit mbi 10 prej tyre me...

0
Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut,...

Rama në Miçigan me diasporën shqiptare: Kryeministri vlerëson kontributin e komunitetit në SHBA

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Miçigan, gjatë të cilit vlerësoi rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Shtetet e...