11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zjarr në Jallin e Nartës, digjen materiale plastike dhe goma – Ndërhyjnë zjarrfikësit

Vlorë, 30 qershor – Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën e Jallit të Nartës, në vendgrumbullimin e inerteve, ku sipas informacioneve paraprake hedhen edhe goma automjetesh dhe materiale plastike.

Zjarrfikësit janë angazhuar në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll. Ende nuk ka të dhëna për përmasat e dëmit apo për ndonjë shkak të konfirmuar zyrtarisht, por për shkak të natyrës së materialeve të djegshme, situata po mbahet nën monitorim të rreptë nga autoritetet lokale.

Ky nuk është rasti i parë në këtë zonë. Disa ditë më parë, në fushën e mbetjeve, shumë pranë vendgrumbullimit të inerteve, u regjistrua një tjetër zjarr, i cili krijoi një situatë të rënduar për qytetin e Vlorës, për shkak të ndotjes së ajrit dhe tymit të dendur.

Banorët e zonës kanë ngritur shqetësime të përsëritura për rrezikun që paraqet djegia e materialeve plastike dhe gomave në ambiente të hapura, duke bërë thirrje për masa më të rrepta nga autoritetet mjedisore dhe pushteti vendor.

Hetimet për shkaqet e zjarrit kanë nisur, ndërsa situata vijon të jetë në ndjekje të forcave zjarrfikëse dhe emergjencave civile

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...