36 C
Tiranë
Wednesday, August 12, 2026

Skenë lufte në Idaho: Dy zjarrfikës të vrarë dhe të shtëna ndaj forcave të rendit – sulmi dyshohet të jetë i qëllimshëm

Idaho, 30 qershor – Dy persona, që besohet të jenë pjesëtarë të shërbimit zjarrfikës, janë vrarë me armë zjarri, dhe disa të tjerë janë plagosur, gjatë një sulmi të armatosur në Coeur d’Alene, në shtetin e Idahos, teksa po i përgjigjeshin një zjarri në natyrë. Situata mbetet kritike dhe e pasigurt, pasi një ose më shumë autorë të armatosur vijojnë të qëllojnë ndaj forcave të sigurisë me armë të fuqishme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zonën Natyrore të Malit Canfield, një park prej 24 akrash i mbuluar me pyje, në anën lindore të qytetit. Sherifi i Qarkut Kootenai, Robert Norris, tha se të shtënat vijnë nga drejtime të ndryshme, duke sugjeruar se mund të ketë më shumë se një autor. “Ne nuk e dimë nëse janë një, dy apo më shumë. Por do ta neutralizojmë këtë kërcënim,” deklaroi Norris.

Dyshohet se zjarri mund të jetë ndezur me qëllim, për të tërhequr forcat e ndihmës në një kurth të përgatitur, tha një zjarrfikës përmes audios së publikuar nga Shërbimi i Zjarrfikësve të Qarkut Kootenai, nëpërmjet platformës Broadcastify.

Zjarri që përfshiu fillimisht një sipërfaqe të vogël prej gjysmë akri, mbetet ende aktiv, ndërsa forcat e shumta të sigurisë, përfshirë FBI-në, janë angazhuar në vendngjarje. Agjencitë federale kanë dërguar njësi për të ofruar mbështetje taktike dhe operative, konfirmoi zëvendësdrejtori i FBI-së, Dan Bongino.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të strehohen, ndërsa zona është bllokuar plotësisht për publikun. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë makina policie dhe oficerë të armatosur që përshpejtojnë drejt zonës, duke anashkaluar barrikadat dhe duke ngritur një perimetër sigurie.

Guvernatori i Idaho-s, Brad Little, reagoi me ton të ashpër në rrjetin X (ish-Twitter), duke e cilësuar ngjarjen si një “sulm të tmerrshëm ndaj zjarrfikësve tanë heroikë”. “Unë dhe Teresa jemi të zemëruar. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të luten për viktimat dhe familjet e tyre,” u shpreh ai.

Për momentin, numri i saktë i të plagosurve mbetet i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë. Sherifi Norris paralajmëroi se kjo “ka të ngjarë të jetë një situatë disaditore,” dhe se “deri tani, autorët nuk kanë dhënë asnjë shenjë dorëzimi”.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe opinionin publik amerikan, ndërsa pyetjet mbi sigurinë e punonjësve të emergjencës dhe motivet pas sulmit mbeten pa përgjigje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...