14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zjarr në pallat në qytetin e Korçës, banorët evakuohen për shmangien e rrezikut

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në ambientet e brendshme të një pallati 8 katësh në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas dëshmive të tyre, të gjithë katet e larta të pallatit ishin mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë, në një ambient të përbashkët. Për shkak të rrezikut nga asfiksimi, banorët u detyruan të evakuoheshin menjëherë.

Sipas shërbimit zjarrfikës, zjarrëvënia ka ndodhur në një ambient të përbashkët në katin e dytë, ku kalojnë tubacionet e rëndësishme të pallatit, përfshirë ato të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm. Zjarri ka përfshirë disa objekte të braktisura nga banorët dhe ka shkaktuar shpërthimin e tubave të ujit të pijshëm, çka ka sjellë probleme të tjera për banorët.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës dhe punonjësve të OSSHE-s bëri të mundur izolimin e flakëve dhe shkëputjen e energjisë elektrike për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe rrezikun për banorët.

Banorët kanë përshkruar momentet e panikut kur pallati ishte mbuluar nga tymi, duke krijuar vështirësi të mëdha për ta dhe fëmijët e tyre. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por situata ka qenë jashtëzakonisht alarmante.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...