34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Kosova aplikon sërish për Statusin e Anëtarësisë të plotë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë

Kosova do të aplikojë sërish për të marrë statusin e vendit anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë (APF), ka njoftuar kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kjo mundësi do të jetë e hapur në samitin e asamblesë që do të mbahet në vitin 2026. Kurti, në seancën solemne të hapjes së sesionit të 36-të të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE), pjesë e APF-së, që po zhvillohet në Kosovë, theksoi nevojën që bota frankofone të jetë më e pranishme në vend.

Aktualisht, Kosova është anëtare e asocuar në APF, ndërsa për të arritur statusin e plotë, asambleja merr parasysh vlerësime politike që lidhen me marrëdhëniet e mira fqinjësore. Kosova kishte aplikuar për t’u bërë anëtare në vitin 2018, por ajo kërkesë nuk pati sukses. Kurti theksoi gjithashtu se nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa trajtimin e manipulimit të informacionit dhe sulmeve kibernetike, duke e cilësuar këtë si një nga temat kyçe të samitit.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se vendi do të synojë të forcojë lidhjet kulturore dhe gjuhësore me vendet frankofone dhe përmendi mbështetjen që Asambleja Parlamentare e Frankofonisë kishte shprehur për sulmin terrorist serb të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Kryesuesja e delegacionit të Asamblesë Rajonale të Evropës, senatorja belge Anne Lambelin, theksoi se qëllimi i asamblesë nuk është imponimi i demokracisë, por mbrojtja e saj.

Po ashtu, Dimal Basha, kryesues i delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Kosovës në APF, deklaroi se Kosova do të angazhohet për të mbrojtur dhe promovuar demokracinë dhe të drejtat e grave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...