Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shijakut, pasi dyshohet se ka vënë zjarr qëllimisht një parcele me ullinj dhe pemë frutore në fshatin Koxhas-Fushë.
Sipas njoftimit zyrtar, S. L., 50 vjeç, u kap nga shërbimet e Policisë pranë vendit të ngjarjes, në kohën kur flakët ishin ende aktive.
Hetimet paraprake treguan se si pasojë e zjarrvënies janë djegur 2 dynym tokë në pronësi të shtetasit D. G., si dhe 169 pemë ulliri dhe pemë të llojit Pauloënia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia u njoftua menjëherë për incidentin dhe reagoi me shpejtësi, duke organizuar veprimet hetimore dhe operacionale në terren. Falë këtij reagimi të shpejtë, u bë e mundur ndalimi i autorit të dyshuar pranë parcelës së djegur.
Materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin e zjarrvënies.
Policia apelon për kujdes dhe përgjegjësi maksimale në këtë sezon zjarresh, duke paralajmëruar ndëshkime të rënda për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia.






