22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Zjarri tek Kurumi/ Flet drejtori teknik i sigurisë së jashtme: Është një ngjarje aksidentale

Ngjarja në fabrikën e skrapit në Kurum, Elbasan, ka shkaktuar shqetësim në qytet pasi re të zeza tymi janë shfaqur në gjithë zonën.

Drejtori teknik i sigurisë së jashtme së Kurumit, Mërkur Çipi, bëri deklaratë për mediat duke sqaruar se zjarri ndodhi aksidentalisht në brendësinë e fabrikës.
Shkëndija fillimisht u shfaq në brendësi dhe më pas u përhap lart në sipërfaqen e skrapit.

Kjo ngjarje ka ndodhur aksidentalisht nga një bateri që ka ndodhur në grumbullim të skrapit në thellësi të brendshme të skrapit. Dhe nga shkëndija që ka marrë atje dhe në orën 10:25 ka dhënë një shkëndijë tymi në lartësinë e skrapit. Mendoj se është një ngjarje aksidentale dhe është një fatkeqësi për Kurumin dhe për të gjithë ne.

Ato janë materiale plastike gjëra që ka brenda skrapi. Tymi është i dëmshëm për shëndetin. Është ngjarje aksidentale. Sa kam unë këtu është hera e parë që ndodh diçka e tillë. 95% e kemi vendosur zjarrin nën kontroll, por nga një shpërthim i bomble gazi ka dhënë një shkëndijë në një depozitë tjetër skrapi,-tha Mërkur Çipi drejtori teknik

Materialet brenda fabrikës janë kryesisht plastike, ndaj tymi është i dëmshëm për shëndetin.

Flakët janë nën kontroll, megjithatë një shpërthim i një bombe gazi ka shkaktuar një shkëndijë në një depo tjetër skrapi.

Autoritetet po punojnë për menaxhimin e situatës dhe për të siguruar sigurinë në zonën përreth.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...