Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia zhvilloi një takim me të dërguarin për Tregtinë të Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.
Ata u angazhuan për të rritur shkëmbimet tregtare dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
“100-vjetori i marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ofron një moment të shkëlqyer për të bërë bilancin e asaj që është arritur deri tani dhe ku do të shkojmë në të ardhmen, si dhe punën e përbashkët për të promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin për të dy vendet tona”, u deklarua gjatë takimi.