30.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Zvicra vendos rregulla të reja për hyrjet/ Të vaksinuarit dhe të shëruarit duhet të plotësojnë një formular dhe të paraqesin…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton se duke nisur nga sot Zvicra ka vendosur rregulla të reja për hyrjet në këtë shtet.

Të vaksinuarit dhe të shëruarit duhet të plotësojnë një formular për hyrje në Zvicër.

Po ashtu ata duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose certifikatën që kanë kaluar COVID-19, jo më vonë se 6 muajt e fundit.

Ndërsa të vaksinuarit dhe të shëruarit, duhet të paraqesin test negative (PCR ose Antigjen), si dhe të bëjnë një tjetër test të detyrueshëm pas 4-7 ditë qëndrimi në zvicër.

Njoftimi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga sot, data 20 shtator 2021, Qeveria Zvicerane ka vendosur rregulla të reja për hyrjet në këtë shtet. Më konkretisht:

🔴  Të vaksinuarit ose të shëruarit duhet:

➡️ Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër: https://swissplf.admin.ch/formular

➡️ Të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose certifikatën që kanë kaluar COVID-19, jo më vonë se 6 muajt e fundit.

🔴 Të pavaksinuarit apo të pashëruarit duhet:

➡️ Të plotësojnë formularin për hyrje në Zvicër (https://swissplf.admin.ch/formular)

➡️ Të paraqesin një test negativ (PCR ose Antigjen) në kufi, pavarësisht se nga vijnë apo me çfarë mjetesh udhëtojnë.

➡️ Pas katër deri në shtatë ditë qëndrimi në Zvicër, duhet bërë dhe një test tjetër i detyrueshëm (me pagesë) si dhe të paraqitet rezultati pranë autoriteteve lokale.

🔴 Nga këto rregulla përjashtohen:

▪️Udhëtarët ndërkufitarë;

▪️Shoferët;

▪️Kalimi tranzit;

▪️Fëmijët nën moshën 16 vjeç përjashtohen nga testi.

🔴 Autoritetet zvicerane njohin si të vlefshme vaksinimin me Pfizer/Biontech dhe Moderna, që aplikohen aktualisht në Zvicër, si dhe ato të certifikuara të njohura nga EMA dhe OBSH.

➡️ Nga data 20 shtator 2021, të gjithë personat që janë vaksinuar dhe shëruar jashtë vendit me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Mjekimeve (EMA) dhe që janë rezidentë në Zvicër ose që po hyjnë në Zvicër, mund të marrin një certifikatë Zvicerane Covid-19. Aktualisht vetëm certifikatat e vendeve që aplikojnë sistemin digjital të certifikatës Covid-19 të BE-së, janë në përputhje me sistemin zviceran. Këtu përfshihet dhe Shqipëria.

ℹ Për më shumë informacion, klikoni në faqet zyrtare të autoriteteve zvicerane:

▪️Sekretariati i Shtetit për Migracion i Zvicrës (SEM): https://bit.ly/3EJqyhI

▪️Zyra Federale E Shëndetit Publik (FOHP): https://bit.ly/3ArC12T

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...