IdentiTek njofton se ditën e premte, më 26 dhjetor, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë në shërbim të qytetarëve nga ora 09:00 deri në 12:00, në 12 qarqet kryesore të vendit.
Shërbimi do të ofrohet në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Dibër, Berat, Kukës dhe Gjirokastër. Në Tiranë, qytetarët mund të vizitojnë njësitë 2 dhe 4 të IdentiTek për marrjen e shërbimeve.
Të gjitha zyrat që do të jenë të hapura gjatë këtij orari do të ofrojnë të gjitha shërbimet e identifikimit, pavarësisht gjendjes civile të qytetarëve. Ky orar është vendosur për të lehtësuar fluksin gjatë festave të fundvitit dhe për t’iu përgjigjur nevojave të shtetasve që vijnë nga jashtë për një qëndrim të shkurtër në Shqipëri.






