32.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Zyra e Soft & Solution, në fokus të hetimeve: Punonjësit punonin mbi sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit

Hetimet mbi kompaninë Soft & Solution të Ermal Beqirit, i cili ndodhet në kërkim nga SPAK për disa vepra penale, kanë zbuluar se kompania po punonte në zhvillimin e sistemeve të brendshme të Policisë së Shtetit.

Sipas informacioneve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, më 19 qershor 2025 rreth orës 14:00, u krye një këqyrje e ambienteve të punës së kompanisë. Zyrat e shoqërisë ndodheshin në katin e dytë të një pallati dhe dera ishte e hapur, por punonjësit nuk po punonin për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Të gjithë të pranishmit, të rinj të rekrutuar nga zyra e burimeve njerëzore e Soft & Solution, deklaruan se punonin në zyrën e programimit të shoqërisë prej rreth një viti dhe po zhvillonin sistemin e çështjeve të Policisë së Shtetit. Hetimi është pjesë e një vlerësimi më të gjerë të veprimtarisë së kompanisë, ndërsa SPAK vijon procedurat për zbardhjen e plotë të situatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...