22.5 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

11 personanë hetim penal në Sarandë pasi kanë ndërtuar pa leje në zonën e Ksamilit

11 persona janë vënë në hetim penal në Sarandë pasi kanë ndërtuar pa leje në zonën e Ksamilit. Në kuadër të operacioni ‘Coastline’, janë vënë në hetim Filip Fermanis, Korab Çekici, Gentian Hasani, Enver Dibra, Ervin Jorgo, Gramoz Abedini, Majlinda Qirjazi, Olsi Borava, Thoma Bogdani, Vaso Mekshi dhe Loert Kapushi, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve komptente.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike.

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për goditjen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...