8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“14 orë nga përvjetori i dytë i tragjedisë”/ Rama nga Thumana: “Kjo është një vepër e të gjithë shqiptarëve, shumë krenar që këto familje do të marrin shtëpi të reja”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Thumanë, për të shpërndarë të tjera apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, “14 orë nga përvjetori i dytë i tragjedisë”.

Gjatë fjalës së tij Rama falenderoi të gjithë ato që kanë kontribuar në transformimin që ka ndodhur në Thumanë për të gjitha ato familje që hyjnë në shtëpitë e reja.

Kryeministri theksoi se procesi i rindërtimit ka bërë që për 27 mijë forca pune që janë angazhuar në këtë projekt të kenë një të ardhur të mirë dhe sigurime shoqërore dhe shëndetësore të paguara sic duhet.

“Falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë rilindje shembullore. Dua të falënderoj kompanitë e përfshira. Këtu në Thumanë ishte vendi i duhur që ta mishëronim në mure të qëndrueshme. Kjo është një vepër e të gjithë shqiptarëve. Janë 433 familje që do të rikthehen në kushte fantastike. këto janë pallate që i takojnë standardeve të larta. Janë për ata që e kishin të pamundur të blinin apartamente të tilla dhe janë falas dhe nuk kanë asnjë barrë, e vetmja barrë që kanë është ta mirëmbajnë këtë mjedis. Thumana do të kthehet një mjedis shumë dinjitoz.

DO të bëhet i mundur krijimi i disa hapësirave jo vetëm sportive, por edhe për arte apo zeje. Nuk ka asnjë kompani që ka marrë pjesë dhe ë mund të ankohet se është lënë jashtë. Dua ti falënderoj edhe njëherë sepse kanë bërë një punë pa hile. I kanë vetes një kredi që kur të paraqiten në botën tjetër që kemi bërë jo pak për ta larë shpirtin atje në Thumanë ku kemi punuar pa hile. Të gjithë këto 27 mijë forca punë janë paguar mirë dhe kanë pasur të gjithë sigurime. Jam shumë krenar që shumica e këtyre familjeve do të marrin shtëpi të reja.

Dua të shtoj që në këtë proces ne kemi pasur në mes një ndërhyrje shumë brutale nga pandemia. Do të kishim mbaruar shumë shpejt por këto ndërhyrje nga ngadalësuan. Për të gjithë ata që thonë se i morët miliardat nga bota. Bota të gjitha ato që ka dhënë  i administron vetë. Ne kemi qenë pjesë e procese vetëm për standard dhe projekte.  Gjithçka që kemi ndërtuar janë buxheti i shteti shqiptar.

Dua të theksoj se Nuk ka shtet pa borxhe. Dikur Shqipëria ishte në kushte ku nuk mund të merrte borxh sepse nuk i jepte më kush borxhe, tashmë sot është vlerësuar fakti se Shqipëria nuk është një shtëpi që rrezikon të falimentojë. Shumica dërrmuese e atyre që janë në pritje të mund të bëjnë gëzuar për Vitin e Ri dhe mbeten lagjet e mëdha në Tiranë. Lagja e madhe e Spitallës në Durrës dhe disa pallate me ndërtime të rënda. Për të gjithaw këto familja janë vendosur 1 miliardë lekë për të vazhduar për të paguar qira” , tha Rama.

Rama foli edhe për kritikët që sipas tij thonë “se këto nuk janë bërë me lekët e shtetit por me të qytetarëve”.

“Patjetër që ne kemi bërë detyrën se ndërkohë që flas ka aty në Fb tim ka që thonë që hë se detyrën keni bërë s’i keni bërë me lekët tuaja hë se lekët e popullit janë hë mo së këto nuk janë falas se i paguan populli. Tani qeveritë për të bërë detyrën janë jo për të bërë vezë të kuqe jo për të bërë magjira por për të administruar të ardhurat. Dallimin mes qeverisë s’e bën fakti që kush i bën me lekët e veta e kush me lekët e popullit por i bën me faktin sa mirë e sa keq administrohen të ardhurat”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...