24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

15-Vjeçari humbi jetën pas sherrit mes të miturve në Durrë, viktima dhe 14-vjeçari i arrestuar nuk kishin konflikt mes tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku 15-vjeçari Erion Boba humbi jetën pas një sherri mes adoleshentëve që nisi nga ofendime në rrjetet sociale.

Hetimet tregojnë se viktima dhe autori 14-vjeçar nuk kishin konflikt personal, por u përfshinë në përplasjen mes shokut të Erionit dhe vëllait të të miturit. Konflikti nisi në TikTok, ku komentet dhe ofendimet u përshkallëzuan deri në një takim sqarues pranë ish-Kënetës së Durrësit më 25 nëntor, rreth 20 minuta larg shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy.

Gjatë përleshjes, u përdorën grushte, bishta çadrash, dërrasa dhe mjete të forta. Sipas dëshmive, 14-vjeçari M.K. goditi Erionin katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale në gjoks dhe zemër. Erioni u dërgua me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku luftoi për jetën nëntë ditë, por nuk mbijetoi.

Pas ngjarjes, autori dhe shokët e tij u larguan, duke marrë armën e krimit, e cila më pas u gjet në makinën me të cilën kishin arritur në vendngjarje.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar detajet e ngjarjes dhe për të identifikuar rolin e secilit të mitur të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...