35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

16 shtatori vendimtar për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga cakton datën e shpalljes së aktgjykimit

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, vendimi do të shpallet më 16 shtator 2026, në orën 10:00, pas një procesi të gjatë gjyqësor që ka zgjatur disa vite.

Trupi Gjykues bëri me dije se afati për marrjen e vendimit u shty për shkak të vëllimit të madh të provave dhe kompleksitetit të çështjes.

“Koha e nevojshme për kuvendimet ishte zgjatur në përputhje me Rregulloren, për shkak të vëllimit të madh të provave të marra dhe kompleksitetit të procesit gjyqësor, dhe kjo zgjatje përligjej nga nevoja për të bërë një vlerësim të arsyetuar, tërësor dhe të drejtë të dokumentacionit të çështjes”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për shpalljen e aktgjykimit, por për shkak të kompleksitetit të dosjes ai u shty fillimisht deri më 20 korrik 2026 dhe tashmë është caktuar përfundimisht data 16 shtator.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe përndjekje, të cilat pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998–1999, në periudhën e luftës në Kosovë.

Të katërt ish-udhëheqësit e UÇK-së i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Prokuroria ka kërkuar që secili prej tyre të dënohet me nga 45 vite burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...