25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Ronaldo nuk dorëzohet!”/ Portugalia përmbys Kroacinë dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit

Portugalia ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me përmbysje 2-1 Kroacinë në sfidën e zhvilluar në Toronto.

Ndeshja dhuroi emocione të shumta, ndërsa kroatët kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me Ivan Perisiç, duke ndezur shpresat për kualifikim.

Megjithatë, Portugalia reagoi dhe përmbysi rezultatin, duke vulosur fitoren 2-1 dhe biletën për në raundin e ardhshëm të turneut.

Me këtë sukses, ëndrra e Cristiano Ronaldos për të fituar Kupën e Botës mbetet gjallë. Portugalia do të përballet në fazën e 1/8-ave me Spanjën, në një duel që pritet të jetë ndër më spektakolarët e turneut.

Ndërkohë, për Kroacinë aventura në Botërorin 2026 merr fund, me Luka Modriç që mbyll rrugëtimin e tij me kombëtaren pa arritur të ngrejë trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kushtoi mbi 26 milionë euro,...

0
Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce, e organizuar në Madison Square Garden në New York, besohet se ka kushtuar mbi 26 milionë...

Kurti pret Bedri Hamzën në Kuvend, nis takimi për zhbllokimin e ngërçit institucional

0
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për të pritur në takim kryetarin e Partisë...

Tjetër ngjarje e rëndë në familje, 32-vjeçarja plagoset me thikë nga bashkëshorti në Durrës,...

0
Një tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar në Durrës, vetëm pak orë pas krimit tronditës në Shkodër, ku një grua humbi jetën...

Horoskopi ditor, e Premte, 10 Korrik 2026

0
♈ Dashi Sot ndiheni plot energji dhe motivim për të çuar përpara planet tuaja. Një mundësi e re në punë ose në jetën personale mund...

Parashikimi I motit, e Premte, 10 Korrik 2026

0
Për 10 korrikun 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të dominojë në të gjithë territorin, ndërsa...